Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Patëm një kimi vëllazërore”, Elton Ilirjani përzgjidhet për paradën e LGBT: Nuk kam parë njeri më të bukur

20:51 / May 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cohen ilirjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër arritje në karrierën e Elton Ilirjanit është tashmë imazhi i tij i përzgjedhur për një nga 100 ikonat e NFT Pride. Mes shumë emrave të njohur që Eliad Cohen ka përzgjedhur në këtë risi të teknologjisë, është edhe ai i Eltonit që do të ketë ikonën e vet artistike si një nga përfaqësuesit e komunitetit LGBT.

Për programin “Rudina” në Tv Klan, ai tregon edhe si erdhi ky moment në karrierën e tij, telefonatën me Cohen i cili e kishte pikasur për të gjitha arritjet dhe në çfarë konsiston më konkretisht kjo ftesë e këndshme. Akoma më e bukur, është vlerësimi që Cohen shfaq për të, duke e shprehur edhe në një videomesazh ekskluziv për programin.

Eliad Cohen: “I dashur Elton! Pikë së pari dua të them që të dua shumë dhe që jam krenar për ty!  Vendosa të të zgjedh si ikonë të NFT Pride sepse je i preferuar. Sepse ti duhet të vazhdosh të bësh atë që bën më së miri…të vazhdosh të frymëzosh njerëz dhe të jesh krenar për atë që je sepse i ndihmon të gjithë njerëzit rreth teje. Të dua shumë miku im dhe të dërgoj një puthje!

I ngazëllyer dhe i emocionuar për mesazhin, Eltoni tregon edhe rëndësinë e mbështetjen që simbolizon për të Eliad Cohen, për të cilin shprehet se është “vëllai i vogël nga Izraeli”.

Elton Ilirjani: Ajo që më pëlqeu më shumë ishte që imazhi im do jetë në një nga këto kartat fizike se do jenë 100 të tilla vetëm për LGBT në botë, bashkë me Elton John, George Michael etj. Një ndër këta është edhe Eliadi vetë, ai është shumë i bukur. Nuk  kam parë njeri më të bukur nga brenda dhe nga jashtë. Në galanë që patëm në Nju Jork ne patëm një kimi vëllazërore me njëri-tjetrin, kemi bërë dhe disa video shumë të bukura. Në mungesë të vëllait që nuk më pranon dhe familjes sime, përveç prindërve që më kanë pranuar, por vëllezërit dhe motrat jo, kam një vëlla shumë të mirë, më të vogël, nga Izraeli./tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.