Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Patentat rinovim çdo 15 vite. Shoferët e rinj nuk lejohen me makina me fuqi motorike të lartë në 2 vitet e para

15:12 / March 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Patenta shqiptare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti miratoi një ditë më parë me 102 vota ndryshimet në Kodin Rrugor që kanë të bëjnë me lehtësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është edhe ndalimi i shoferëve të rinj që të mos drejtojnë makina me fuqi motorike të lartë në 2 vitet e para.  Konkretisht, drejtuesit me patentë të kategorisë B, në dy vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55 KW/ton. Për makinat hibride elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 KW/ton, duke përfshirë peshën e baterisë.

Kështu, patentat do të kenë afat vlefshmërie deri në 15 vjet, nga 10 vite që është aktualisht.

Vlefshmëria çdo 15 vite deri në moshën 70-vjeçare do të jetë për patentat e kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç!

Deri tani, kufizimet e afatit kanë qenë pasi mbushje 50 vjeç, por me ndryshimet e reja këto kufizime nisin pas moshës 70-vjeçare.

Një tjetër ndryshim që u miratua është zgjatja në 70 vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale (me kufizim: Lejedrejtimet e kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; për personat mbi 65 vjeç: lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton – lejedrejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve shërbim taksi ose transport udhëtarë me mjet deri 8+1!)

Pjesë e paketës së ndryshimeve është gjithashtu zgjatja e të drejtës për ushtrimin e profesionit të Instruktorit të Autoshkollës deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që është!

Qytetarëve që u është anuluar patenta shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin patentën shqiptare pa testim, drejtpërdrejt edhe nëse Leje Drejtimi e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK mbyll hetimet dhe për ish-kreun e ARRSH, i pandehur për shkelje të barazisë në tedera

10:58 / October 30, 2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Në kërkim ndërkombëtar si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar

09:16 / October 29, 2026

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.