Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Patozi: Çfarë nuk tha Edi Rama sot në Skrapar? Ja pse u dorëhoq kandidati im nga gara

14:16 / June 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas fushatës në Skrapar të Kryeministrit Rama, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar tërheqjen nga gara të kandidatit të BD atje.

Sipas tij, njerëzit e Edi Ramës në Skrapar nuk donin që atje të kishte zgjedhje, por thjesht votime.

Në një postim në Facebook ai ka thënë, se kandidati i BD u detyrua të largohej nga gara pas një presioni të fortë të tipit mafioz të përfaqësuesve të “Rilindjes” në atë bashki.

Reagimi i plotë

ÇFARË NUK THA EDI RAMA SOT NË SKRAPAR?

Po shoh që lideri suprem paska qenë për fushatë në Çorovodë sot dhe paska thënë ato gjërat e mërzitshme, që përsërit kudo, për çlirimin e dytë që po i bën Shqipërisë “Rilindja”.

Por nuk ka thënë asnjë gjysmë fjale se përse në atë bashki nuk ka sot garë, por do të ketë vetëm një kandidat. Në fakt, do të kishte qenë e vetmja përgjigje që kanë pritur qytetarët dhe banorët e Skraparit sot prej tij.

Sepse nuk ia ka bërë zemra ta thotë që në Çorovodë kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE u tërhoq papritur, pasi njerëzit e Edi Ramës në Skrapar, nuk donin që atje të kishte zgjedhje, por thjesht votime. Ai u detyrua të largohej nga gara pas një presioni të fortë të tipit mafioz të përfaqësuesve të “Rilindjes” në atë bashki.

Dhe ne po e lemë timonierin t’i gëzohet fitores së tij në tavolinë për Bashkinë e Skraparit dhe sidomos faktit që po ia shkëput këtë nga thonjtë rivales së vet të egër brenda së majtës, LSI-së.

Por jemi të sigurt, se kjo do të jetë një fitore si e Pirros, që nuk vlen vetëm për Skraparin.

Rënia e sigurt e Edi Ramës ka nisur dhe atë nuk e shpëton dot rezultati i 30 Qershorit.

Edi Rama facebook skrapar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.