Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Patozi ironizon Bashën: Ç’punë ke ti me zgjedhjet, o jurist?

18:31 / August 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rd 3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka ironizuar deklaratat e kryera nga kreu i PD-së Lulzim Basha në lidhje me datën e zgjedhjeve më 13 tetor. Teksa e etiketon me tallje si “jurist”, Patozi i kërkon Bashës të lërë të lirë aleatët e tij që të ankohen në Kolegj për zgjedhjet që kaluan.

Postimi

Eh mor jurist, sa shpejt që rrjedhin kohërat në këtë vend!
Dy muaj më parë i kërkoje llogari KQZ-së se përse na regjistronte ne si parti për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Tani po i hakërrehesh të njëjtit institucion se përse nuk po i regjistron disa parti, që duan të garojnë më 13 tetor. 
Dekret Presidenti kishte atëherë, të tillë ka edhe tani. Nuk po i hyjmë diskutimit të nxehtë, që vetë ke thënë se i përket Gjykatës Kushtetuese, për cilësinë dhe ligjshmërinë e vendimeve të Ilir Metës.
A mund të na shpjegosh se si i dallon dekretet e Presidentit në janë të mirë apo jo, se mbase na shërben edhe ne të tjerëve?
Por mbi të gjitha, na hiq një kuriozitet! Çfarë pune ke ti me zgjedhjet, në të cilat nuk ke ndërmend të marrësh pjesë? 
Lëri të ankohen vetë ata, që të paktën formalisht kanë shprehur dëshirën të konkurrojnë më 13 tetor, sepse njohin dekretin e dytë të Presidentit. Kurse ti nuk njeh, as të parin, dhe as të dytin, dhe një Zot e di kur mund të të dalë frika e të futesh ndonjëherë në zgjedhje.
Jo për gjë, por nuk të ka caktuar njeri arbitër për asgjë në këtë vend, dhe kjo vlen sidomos për proceset elektorale, ku me zhvillimet e fundit, e meriton plotësisht titullin e palës së painteresuar.

Basha patozi zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.