Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar menjëherë pas takimit të sotëm për reformën zgjedhore. Ai ironizon opozitën jashtë parlamentit që si kauzë të sajën pati largimin e Ramës si kryeministër dhe një qeveri teknike.
POSTIMI I PATOZIT
PËRSHËNDES DORËHEQJEN E EDI RAMES
Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, thekson Patozi.