Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Patozi: Për çfarë shërbejnë “heronjtë” e fundit të dekriminalizmit?

18:58 / August 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi në një analizë të publikuar në rrjetet sociale ka shtruar pyetjen se për çfarë shërbejnë “heronjtë” e fundit të dekriminalizimit?

Patozi ndër të tjera shkruan se është detyrim i çdo formacioni opozitar që të kërkojë dhe provokojë zgjedhje të parakohshme për t’i shkurtuar ditët kësaj qeverie të korruptuar dhe të diskretituar.

Postimi i plotë

PËR ÇFARË SHËRBEJNË “HERONJTË” E FUNDIT TË DEKRIMINALIZIMIT?

Dekriminalizimi ka qenë që nga fillimi një ligj poshtërues për vendin, i cili kishte shkak dhe pasojë kryesisht vesin e “Rilindjes” për t’u furnizuar me “politikanë bashkëkohorë” tek kontigjentet më të inkriminuara të shoqërisë.

Kur ai u miratua disa vjet më parë në parlament, gjithkush mendonte se ai do të ishte i përkohshëm dhe do të kishte vlerë aq sa udhëheqësit dhe partitë e tyre të mësoheshin me rregullat e reja, që banditët apo trafikantët nuk mund të ishin më deputetë, kryetarë bashkish apo zyrtarë të tjerë rangjesh të larta.

Kishte vetëm dy rrugë, që vendi të shpëtonte nga ky fenomen i neveritshëm.

E para, të krijohej një traditë e konsoliduar e sistemit politik, që nuk do t’i linte të afroheshin fare elementët e kriminalizuar, dhe kjo do ta bënte praktikisht të panevojshëm ligjin, edhe sikur askush të mos kujtohej më për të.

Tjetra, ishte që të ndërhyhej menjëherë, duke i shkulur rrënjët së keqes.

Rastet e fundit me të përzgjedhurit e Ramës tregojnë se “huqi del me shpirtin” dhe kjo të çon në përfundimin se Shqipëria nuk ka asnjë arsye pse të presë dhe shpresojë në efektet vetërregulluese të dekriminalizimit.

Ndaj mënyra e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo spirale e rrezikshme është që të prishim djepin që e lindi dhe barkun që e ushqen.

Me pak fjalë, të rrëzojmë nga pushteti “Rilindjen” e Edi Ramës, si rruga më e shkurtër dhe me e dobishme kombëtare për të shkuar tek rezultati.

Shembujt e përsëritur të mishngrënësve të “Rilindjes”, që bien në çarkun e dekriminalizimit, nuk janë argument për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por për t’i zhvilluar ato mundësisht që nesër.

Ndaj edhe është detyrim i çdo formacioni opozitar që të kërkojë dhe provokojë zgjedhje të parakohshme për t’i shkurtuar ditët kësaj qeverie të korruptuar dhe të diskretituar.

Çdo qëndrim tjetër do të ishte një akrobaci fyese për shqiptarët, të cilët, në rastin më të mirë, do të konsideroheshin si të pandjeshëm ndaj “të fortëve”, që u serviren si shefa politikë prej “Rilindjes”, për të mos shkuar më larg se kaq… 

dekriminalizmi heronjte patozi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.