Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Patronazhistët një makineri e pathyeshme”, PD thirrje OSBE-ODHIR: Rama ka thyer besimin e shqiptarëve te zgjedhjet

14:12 / December 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1670157314xwhatsapp image 2022 12 04 at 133357 625
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat nga selia blu, i ka bërë thirrje OSBE-ODIHR, Komisionit Europian, dhe të gjithë organizmave relevantë në çështjet zgjedhore dhe demokracisë, të monitorojnë sjelljet repetitive dhe recidiviste të këtij vrasësi serial të procesve zgjedhore. Për të shqiptarët e kanë humbur besimin tek qeveria. Qëndrimi i saj vjen pas deklaratës nga kryeministri Edi Rama, i cili sot tha se patronazhistët janë një “makineri e pathyeshme”.

Deklarata e plotë

Pikërisht në ditën kur vëmendja e shqiptarëve, medias dhe politikës, është e plotë mbi primaret në Partinë Demokratike, nga strofulla e enverizmit nxjerr kryet me qoshe diktatoriale, lideri suprem i patronazhistëve.

Edi Rama sapo sharroi sërish me plumba të drejtën e votës dhe lirinë e zgjedhjes, kur iu referua patronazhistëve të tij, një sistemi infamoz dhe mafioz, që ka thyer rëndë besimin e shqiptarëve te zgjedhjet, duke i njollosur ato përmes spiunimesh dhe manipulimesh.

Me sistemin e patronazhistëve jemi një makineri e pathyeshme, tha Rama. Ai harron, ose bën sikur, se çka ai quan sistem është kritikuar dhe kundërshtuar, si nga ODHIR ashtu dhe nga Komisioni Europian. Çka ai quan sistem, nuk është gjë më shumë se një rrjet bracash elektoralë, hajdutë xhepash, që fusin duart në një ndër proceset më intime dhe të pavarura ndër të drejtat e njeriut, zgjedhjen e lirë nëpërmjet votes së fshehtë.

Çka ai quan sistem, nuk është gjë tjetër veçse skota pararendëse e ajatollahizmit elektoral, që u pasua nga sulmi kibernetik Iranian. Çka Rama quan ‘makineri të pathyeshme’ raporti i ODHIR e klasifikon si më poshtë:

“Rrjedhja e të dhënave personale sensitive të rreth 900,000 shtetasve shqiptarë para zgjedhjeve, duke përfshirë edhe preferencat e tyre politike, u kthye në shqetësim serioz dhe i bëri zgjedhësit vulnerabël ndaj presionit. Ndarja ose kombinimi i paautorizuar i të dhënave personale të votuesve për qëllimet e supozuara të angazhimit demokratik mund të konsiderohet shkelje e angazhimit për mbrojtjen e të drejtës për jetën private dhe familjare. Kjo mund të dëmtojë besimin e elektoratit, duke përfshirë edhe besimin te fshehtësia e votës së tyre”.

Partia Demokratike dënon me forcë këtë riangazhim në poshtërsi dhe këtë mburrje në hajdutëri të Edi Ramës dhe shpurës së tij, me dosje që shtrihen nga malet e Dibrës në faqet e gazetës Bild në Berlin. U bëjmë thirje OSBE-ODHIR, Komisionit Europian, dhe të gjithë organizmave relevantë në çështjet zgjedhore dhe demokracisë, të monitorojnë sjelljet repetitive dhe recidiviste të këtij vrasësi serial të procesve zgjedhore. Shqiptarëve u përsërisim thirrjen se dalja në shesh më 6 dhjetor, është një kambanë alarmi që e drejta e votës të mos ju merret nga ajatollahët e Ramës, por të jetë e tyrja.

Ashtu siç u respektohet qytetarëve të gjithë shtetarëve europianë që vijnë të martën në Tiranë, ashtu duhet respektuar edhe e drejta e tyre për votë të lirë dhe të fshehtë.

Edi Rama PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Tragjedi në Kepin e Gjelbër, autobusi me studentë bie nga 30 metra! Të paktën 21 viktima

13:38 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.