Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paulin Sterkaj kritika për projektligjin e Policisë Bashkiake: Drejtuesit t’i nënshtrohen testit fizik

13:46 / December 13, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paulin sterkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kritikave të deputetëve demokratë, Ervin Salianji dhe Ferdinand Xhaferaj sa i takon projektligjit për Policinë Bashkiake, iu është bashkuar dhe socialisti Paulin Stërkaj.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, Stërkaj pohoi se duhet të vendoset kritere për testim fizik edhe për drejtuesit e policisë bashkiake.

Sipas tij, këta drejtues nuk janë gjeneralë, dhe se duhet të ketë të njëjta kritere ashtu si për policët bashkiakë që janë në terren.

“Kam pyetje dhe bashkohem me deputetin Xhaferri sa përket kritereve të marrjes në punë të policëve bashkiakë dhe drejtuesve të tyre. S’kemi pse marrim një drejtues policie bashkiake me mangësi fizike dhe polici bashkiak të jetë i përgatitur fizikisht. Kjo është kontradiktë.

Nëse ai nuk do dalë nga zyra, pasi nuk është gjeneral, pasi është drejtues që do jetë në terren, bashkë me vartësit e tij. Dhe ai duhet t’i nënshtrohet testit fizik se s’mund të jetë në karrocë me rrota, se fundja është drejtues.

Nen për nen do propozojmë që kjo të futet si kriter për drejtuesit e policisë, që të bëjnë dhe testin fizik. Grada e tij shkon sipas përgatitjes profesionale që ka kryer”, tha ai.

sterkaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.