Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pavarësisht përplasjeve me Ramën, Meta me Kodhelin dhe Artan Shkrelin në Egjipt

10:02 / February 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta ka nisur një vizitë zyrtare në Egjipt ku është takuar me kreun e parlamentit atje, Ali Abdel-Aal Sayed Ahmed.

Në këtë takim Meta shoqërohet dhe nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar Mimi Kodheli, dhe përfaqësues të grupeve parlamentare dhe anëtarë të Grupit të Miqësisë me Shqipërinë, deputetë të Parlamentit të Egjiptit me origjinë shqiptare.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë për takimin me Dr.Sayed Ahmed dhe nënvizoi interesin e madh për t’i nxitur më tej lidhjet e hershme historike e kulturore midis dy vendeve.

Duke iu referuar në mënyrë të veçantë rolit që kanë parlamentet e të dy vendeve në këtë “fillim të ri” të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Egjiptit, Presidenti Meta theksoi nevojën e fuqizimit dhe rritjes së bashkëpunimit midis Grupeve të Miqësisë të parlamenteve respektive.

“Jemi në kohën e duhur për t’i dhënë një hov të ri marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Egjiptit.”, – u shpreh Presidenti Meta.

Edhe gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit, nënvizoi rolin që dy vendet luajnë në rajonet respektive dhe mundësitë e mëdha për rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që Egjipti luan në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në rajonin e Mesdheut dhe në arenën ndërkombëtare.

Nga ana e tij Kryetari i Parlamentit egjiptian, Dr.Sayed Ahmed, e konsideroi historike vizitën e Presidentit Meta në Egjipt dhe shumë të rëndësishme për të forcuar më tej edhe lidhjet ndërparlamentare mes dy vendeve.

egjipt Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.