TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023

‘Më mungon’! Kiara pranon ndjenjat për Luizin

23:27 / January 30, 2023

Pse kafen duhet ta pini me qumësht

23:23 / January 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

PD akuza Ministres së Arsimit: Platforma SMIT 8 milionë euro e qeverisë për mësimin online, nuk funksionon

15:18 / January 21, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Partia Demokratike, përmes drejtueses së departamentit të arsimit, Lili Sula, shprehet se ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka mbyllur 56 shkolla të arsimit parauniversitar për shkak të reshjeve të shiut dhe nxënësit po bëjnë një mësim online.

Mirëpo, sipas Sulës, platforma SMIT 8 milionë euro nuk funksionon.

Reagimi:

Ministrja e arsimit, Evis Kushi, ka mbyllur 56 shkolla të arsimit parauniversitar për shkak të reshjeve të shiut.

Ndërsa fliste për struktura të ministrisë së arsimit në terren, sikur të jenë stafe të ndihmës së shpejtë ose të infrastrukturës urbane, Kushi bashkë me stafin e saj duhej të angazhoheshin menjëherë që mësimi për fëmijët, gjatë këtyre ditëve që nuk do të shkojnë në shkollë, të zhvillohet online. Ministrja ka pasur njoftim ditë më parë nga ministri i mbrojtjes  Niko Peleshi dhe nuk mori asnjë masë, ndërkohë që vetë është në botën e çudirave të krijuar nga vetë ajo.

Mbyllja e shkollave nga reshjet e shiut këto ditë e nga bora, që pritet të bjerë, nuk do të thotē pezullim e ndalim të procesit mësimor, por alternim të tij, duke e zhvilluar mësimin tërësisht online përmes platformës “E – learning system”, të cilën në 9 vitet e qeverisjes Rama dhe në analizën e vitit 2022, ministrja e cilësoi si një arritje të madhe dhe të suksesshme.

Zonja Kushi duhet të sqarojë ku janë platformat digjitale “E – learning System”dhe “Sokrates” me vlerë miliona euro, si dhe t’u thotë nxënësve, mësuesve e prindërve pse nuk po funksionon platforma SMIT me vlerë 8 milionë euro për mësim online.

Prej vitesh, arsimi ynë parauniversitar është në krizë të thellë dhe kinse reformat e ndërmarra kanë dështuar.

Znj. Kushi duhet të japë shifra të sakta e të mbajë përgjegjësi për braktisjen e arsimit prej të rinjve e largimin e tyre nga vendi, për shkollat e bashkuara e klasat kolektive të nxënësve dhe rritjen e analfabetizmit funksional.

Znj Kushi duhet të thotë të vërtetën sa dhe pse ka rënë numri i nxënësve në arsimin 9 – vjeçar dhe të mesëm. Për vitin shkollor 2022-2023, numri i nxënësve që u regjistruan në klasën e parë, është mbi  5% më pak se viti 2021 2022.

Ministrja Kushi duhet të turpërohet dhe të mbajë përgjegjësi, për faktin se në këtë vit shkollor, vetëm në klasën e 10 të arsimit të mesëm, janë regjistruar mbi 9% më pak nxënës se një vit më parë.

Ministrja Kushi duhet të sqarojë qytetarët sa është numri i mësuesve të cilët u gjendën pa punë vetëm për shkak të rënies së numrit të nxënësve.

Ministrja Kushi duhet  t’u thotë të vërtetën qytetarëve për shkollat me dy turne në shumicën e shkollave në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha, për klasat me mbi 35 nxënës, për dështimin e orëve 90 min e të detyrave të portofolit, ndaj sot, në vitin e 10 të qeverisjes së Rilindjes, as që mund të flitet për barazi dhe cilësi në arsim.

Për këto arsye Ministrja Kushi nuk lejon të  publikohet Raporti vjetor i Arritjeve të sistemit arsimor parauniversitar, që është detyrim ligjor (neni 25, gërma ë)

Askush nuk mund të gënjejë popullin për shkolla komunitare që lehtësojnë prindërit. Askush nuk mund të gënjejë për laboratorë smart për mësimin e TIK e të lëndëve të tjera, ndërkohë që në këto ditë janari nxënësit nuk kanë asnjë ngrohje në klasë e në disa shkolla të tjera të zonave, që i ka pushtuar uji, tavani po i bie fëmijëve në kokë.

Askush  nuk mund të gënjejë më për kualifikimet  e zhvillimin profesional të mësuesve, të cilat janë kthyer në skema zhvatjeje për mësuesit, as për trajtimin e tyre financiar kur dihet se gjithë ajo punë misionare që kryejnë ata është e keqpaguar.

Askush nuk mund të marrë peng arsimin me aplikacione digjitale për të shantazhuar mësuesit në prag të fushatës.

Arsimi është sistem ekzistencial e themeltar i kombit, ndaj bëjmë të qartë se kushdo që e përdor atë, së shpejti do të përballet me forcën e ligjit.

mesimi online Ministria e Arsimit PD platforma
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Salianji: Absurde, PD me firmë është akoma e Bashës edhe pse dha dorëheqjen

23:00 / January 30, 2023

Heqja e kamerave të grupeve kriminale/ Karamuço: Operacion i gabuar, duhej i njëkohshëm dhe në fshehtësi

22:13 / January 30, 2023

Nard Ndoka: Telefoni shkaku i çoroditjes, unë e përdor gjithë ditën, madje edhe natën

22:05 / January 30, 2023

Çfarë ka Berisha që nuk i qesh më Ilir Metës?!

21:58 / January 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Heqja e kamerave të grupeve kriminale/ Karamuço: Operacion i gabuar, duhej i njëkohshëm dhe në fshehtësi

22:13 / January 30, 2023

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

21:33 / January 30, 2023

Beteja në KZAZ, Kulluri: Ka gjasa që Berisha nuk do të hyjë në zgjedhje, “Rithemelimi” ka humbur pikë

20:33 / January 30, 2023

VIDEO/ BBC ‘zbulon’ bunkerin 5 katë nën tokë të Enver Hoxhës, duhej të përballonte sulmet kimike e nukleare

20:11 / January 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.