Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

PD akuza Ramës: Lufta ”Anti KÇK’ propagandë, i dha post shtetëror gruas së Denar Bibës e cila dështoi në veting

11:33 / February 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me paketën ‘Anti-KÇK’, ndërsa thekson se ky i fundit ka dështuar me propagandat e tij.

Përmes një deklarate për shtyp nga selia e PD-së ish-deputeti Klevis Balliu deklaroi se Rama emëroi në një detyrë shtetërore gruan e nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba, Elona Kana, e cila u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para vettingut.

Në emër të PD-së, Balliu tha se Kana u tërhoq nga detyra e këshilltares së Gjykatës së Lartë pasi nuk justifikonte dot pasurinë dhe u emërua në Entin Rregullator të Ujit.

DEKLARATA E PLOTË

E gjithë propaganda e Edi Ramës për gjoja pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit rrëzohet nga një vendim i vetë qeverisë së Edi Ramës për të mbajtur në administratën e tij ata që nuk e kalojnë vetingun.
Një nga rastet më flagrante të standardit të dyfishtë të Edi Ramës është vendimi për t’i gjetur një punë në shtet bashkëshortes së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun.Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifikonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit.
Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltarës në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye.
Lufta kundër korrupsionit në dorën e Edi Ramës është vetëm propagandë. Ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Edi Rama flet për luftë kundër bandës KÇK në drejtësi, por ata që nuk kalojnë vetingu, i emëron në detyra të tjera shtetërore.

Edi Rama flet për ndjekje penale ndaj atyre që nuk justifikojnë pasurinë para vetingut, por kur këta I kanë shërbyer pushtetit të tij të paligjshëm, ai hedh në kosh edhe një nga kushtet kyç të Bundestagut për hapjen e vërtetë të negociatave me Shqipërinë.
Sa për kujtesë, Rezoluta e Bundestagut shprehet qartë:“Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave do të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

Zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore
Fillimi i procedimeve penale kundër atyre që nuk kalojnë vetingun”- thuhet në rezolutën e Bundestagut.
Emërimi I bashkëshortes së Denar Bibës në një detyrë shtetërore, pasi dështoi me vetingun do të thotë se shërbëtorët e Edi Ramës në drejtësinë e kalbur nga korrupsioni dhe të kriminalizuar nga paratë e krimit, janë të paprekshëm!

Ata jo vetëm nuk i kap ligji propagandistik antiKÇK, jo vetëm nuk i heton Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, por promovohen në detyrë të re nga qeveria, kur nuk kalojnë dot vetingun!Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka drejtësi të pastruar nga të korruptuarit, nuk ka drejtësi të pavarur, të pakapur nga qeveria, nuk ka drejtësi të barabartë për të gjithë dhe, mbi të gjitha, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin do të vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.