Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

PD: Çdo seancë e komisionit, shpalos organizimin dhe zbatimin e aferës korruptive!

23:44 / February 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komisioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike thotë se çdo seancë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, shpaloset organizimi dhe zbatimi i aferës korruptive.

Me anë të një postimi në Facebook, PD shkruan se kjo aferë ka shkaktuar një dëm prej 430 mln eurosh taksapaguesve shqiptarë.

Gjithashtu selia blu ka renditur edhe disa çështje që sipas tyre dëshmojnë korrupsionin lidhur me inceneratorët.

Postimi i PD-së në Facebook:

Çdo seancë e Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve po shpalos përpara qytetarëve se si korrupsioni i përhapur në çdo nivel të qeverisjes ka shkaktuar një dëm prej 430 milionë eurosh familjeve shqiptare. Tashmë është e qartë për të gjithë se organizmi dhe zbatimi i kësaj afere kriminale, nuk mund të ndodhte pa mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës. Ai është koka e korrupsionit të qeverisë.

Ja çfarë u vërtetua në seancën e pestë:

Sako, tender me “negocim-pa shpallje”, me operator të vetëm, pa garë, për 10 milionë euro për Inceneratorin e Tiranës. Ndërsa 15 milionë euro shtesë transporti;

Ka shtuar sasinë e mbetjeve të Durrësit duke fryre faturën financiare nga 38.146 ton në vit, në 80.000 ton në vit;

Inceneratori i Tiranës kontratë edhe për 30 vite. Çdo ditë 30 mijë euro dëm në ditë, 900 mijë euro në muaj shtesë, 10 milionë euro në vit shtesë;

Ministria e Financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin: Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, procedure me “negocim-pa shpallje” në kundërshti me ligjin;

Ahmetaj e miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani;

Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve;

460 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit për kompensimin e një prone në Fier;

Raporti i KLSH: Tokë shtetërore, në emër të Bashkisë Fier, jepet si garanci për kredi.

komisioni3

aferes korruptive PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.