Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD dega Kukës thirrje për bashkim: Të dalim me një kandidaturë të përbashkët për kryetarin e bashkisë

11:05 / August 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bashkia Kukes1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, zgjedhjet e reja lokale në Kukës do të mbahen më 24 shtator. Rithemelimi dhe PD-ja e vulës nuk kanë ende një figurë dhe përplasja mes tyre vijon. Ndaj Partia Demokratike dega Kukës ka apeluar për bashkim që në këto zgjedhje palët të dalin me një kandidaturë të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët.

“Partia Demokratike Dega Kukës siguron të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj për angazhimin e plotë dhe të vazhdueshëm në funksion të interesit më të mirë të të gjithë qytetarëve të Bashkisë Kukës. Pas një kohe të gjatë përballje me antivlerat dhe imoralitetin nëpërmjet zaptimit të institucioneve shtetërore, Kukësit dhe familjeve kuksiane duhet ti kthehet shpresa dhe dinjiteti. Në kuadër të zgjedhjeve të datës 24 Shtator 2023 për kryetar bashkie, Partia Demokratike apelon për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, bashkimin e tyre në një përfaqësim dinjitoz, për të garuar me një kandidaturë të gjithëpranuar”, thuhet në deklaratë.

PD dega Kukës thotë se është e përkushtuar dhe e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që duan një kandidat të denjë për të sjellë ndryshimin në këtë qytet.

“Koha për të sjellë ndryshimin në Kukës ka ardhur. Ne ftojmë të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit tanë të bashkojmë energjitë dhe vullnetet tona për ta bërë realitet këtë ndryshim të shumëpritur. Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim për të mundësuar përfaqësimin dinjitoz të së djathtës shqiptare në garën për Bashkinë e Kukësit me një kandidat fitues dhe e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që duan një kandidat të denjë për Kukësin dhe një Parti Demokratike fituese, si e vetmja shpresë për kthimin e pushtetit në duart e qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Kukes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.