Ilir Meta nuk rresht së denoncuari sipas tij, aferat e qeverisë që para 5 viteve e bëri President. Nga foltorja e Partisë së Lirisë, këtë të martë Meta u shpreh se abuzimi me fondet e incenreatorëve bëhen me aprovimin e kryeministrit Edi Rama duke nënvizuar se drejtësinë për këtë do ta vendosë vetë populli e jo SPAK.
“Ndërkohë që jemi të sigurt që gjykatësi më i mirë do të jetë populli i Tiranës dh populli i Shqipërisë. hetimet kanë ecur me hapin e breshkës ndërkohë që vjedhja vazhdon me vrapin e kangurit. Pa frymëzimin e tij, pa mbështetjen e tij, pa angazhimin e tij kjo aferë nuk mund të fillonte e jo më në këto përmasa kaq katastrofike”, tha Meta.
Nga ana tjetër, edhe Partia Demokratike nuk qëndroi pas. Jamarbër Malltezi theksoi se tek inceneratori i Tiranës kanë vajtur edhe fondet për mbështetjen e fermerëve. “Sekserja e Edi Ramës, Gugallja në bashkëpunim me një punonjës të inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet agjencisë ABZHR të qeverisë, ka marrë 310 mijë euro nga grantet e BE”.
Të dyja forcat opozitare kanë vijuar akuzat ndaj qeverisë për çështjen e inceneratorëve, duke i bërë thirrje të vazhdueshme strukturës së posaçme antikorrupsion që të vërë nën hetim zyrtarë te lartë shtetëror.