Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashki dorëzoi sot Projekt- Ligjin për Reformën Territoriale.
Ai tha se PD ka propozuar 97 bashki.
“Propozimi ynë do të ndjekë rrugën legjislative, kërkon së paku 84 vota. Ndarja të jetë me 97 bashki. Kush do që nuk e mbështete këtë ndarje nuk ka në interes të drejtat e shqiptareve. Reforma e 2014 ishte dështim. Ekziston një draft me 94 bashki. Kërkojmë lustracion pas hapjes së dosjeve”, tha Bylykbashi.
