Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“PD duhet të jetë bashkë në zgjedhje”, Tabaku: Nuk është e drejtë që Igli Cara në Durrës të kandidojë me sigël tjetër

15:09 / March 8, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 tabaku jorida 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se Partia Demokratike duhet të dalë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit.

Komentet Tabaku i bëri teksa ishte e ftuar në Neës24, ku tha se situatës në PD nuk i jep zgjidhje vetëm një vendim gjykate.

Ajo shtoi se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi sipas saj, nuk është e drejtë që një kandidat si Igli Cara, të cilin ajo e vlerësoi mjaft pozitivisht, të dalë në zgjedhje me një sigël tjetër.

“Që nga shtatori kam thënë që PD duhet të jetë bashkë. 3 marsi ka qenë ditë rutinë, pasi nuk i jep zgjidhje një vendim gjykate situatës. Është e pandershme për këto 32 vite. Kam përgjegjësi të madhe politike. Çfarë i duhet një votuesi se çfarë ndodh në politikën e Tiranës?

U duhet një kandidat. Ka gjëra më të rëndësishme se pushteti personal. A kemi në një ofertë para PS? Nuk mendoj se ka kandidatë më të mirë në Durrës se Igli Cara. Nuk është e drejtë që Igli Cara të dalë me një sigël tjetër. Është deputet i kësaj partisë dhe i takon të përfaqësohet nga PD. Kjo kërkon zgjedhje politike dhe vendim politik”, tha Tabaku.

cara tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.