Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD i përgjigjet Gaz Bardhit: Largimi i Berishës, kusht i vetëm për ribashkimin tonë

18:46 / January 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1693926978xbardhi4 950
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas deklaratave të Gazment Bardhit lidhur me nisjen e bisedimeve mes deputetëve për një koalicion të gjerë të opozitës, ka reaguar Edvin Kulluri, sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.

Kulluri tha se kushti i PD-së zyrtare për ribashkim me grupin e Bardhit dhe të deputetëve të Rithemelimit, është largimi i Sali Berishës duke iu përmbajtur vendimit të rezolutës së 18 dhjetorit 2021 të miratuar në Kuvendin kombëtar të demokratëve.

“Kushdo që bën thirrje për bashkim duhet të ketë parasysh pse jemi ndarë. Bardhi këtë pyetje duhet t’ia shtrojë vetes dhe jo PD-së.

Është ai që ka shkelur rezolutën e 18 dhjetorit 2021 për largimin e Berishës nga PD dhe me shumë gjasa ka qenë njeriu që e ka shkruar rezolutën.

Ka qenë zë shumë i ashpër ndaj Berishës, është marrë personalisht me familjen e tij, ‘babi i Zenit’, e ka tejkaluar masën e retorikës politike, ndërsa unë e Basha nuk e kemi bërë kurrë një gjë të tillë.

Bardhi duhet të largojë Berishën nga Rithemelimi, të ndalojë familjarët e tij të vihen në krye të atij grupimi dhe të krijojnë kushtet për të formuar një tryezë bisedimi”- nënvizoi Kulluri për Report tv.

Më tej ai tha se tashmë deputeti Gazment Bardhi duhet të zgjedhë cilës anë i përket, kundër SHBA-ve apo rezolutës së PD-së në 18 dhjetor 2021 ku u vendos përjashtimi i Berishës nga partia.

“Bardhi ose t’i thotë Berishës më fal se mendon që nuk është e drejtë shpallja e tij non-grata, ti dalë kundër SHBA-ve, ose të dalë kundër dhe të përjashtojë Berishën. Ky i fundit ka një status, kryetar i Rithemelimi’.

Lojërat e tjera Bardhi t’i bëjë aty ku ka mësuar. Ky është muhabet burrash, nuk ndërrohet faqja çdo 6 muaj. O të tërhiqet SHBA dhe Birtania e Madhe nga non-grata ose Gaz Bardhi nga rezoluta e 18 dhjetorit dhe të nisë punë tek Rithemelimi”- shtoi Kulluri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.