Partia Demokratike po zhvillon votimin për zgjedhjen e kryesisë së re dhe kryetares së Këshillit Kombëtar. Për këtë post, kandidojnë dy gra, Julia Emiri dhe Silva Hasa, figura jo shumë aktive politikisht, por që vijnë nga angazhimi në PD, e para në protesta dhe e dyta ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e vitit 2025 në Qarkun e Fierit.
Kryedemokrati Sali Berisha tha se ishte parë e arsyeshme që drejtimi i Këshillit Kombëtar të ishte në dorë të një gruaje.
“Tani, në përputhje me nenin përkatës të statutit, do paraqes para jush propozimet, nga të cilat ju do zgjidhni ata që vlerësoni se e meritojnë më shumë sipas jush. Është menduar që Këshilli Kombëtar të drejtohej nga një zonjë dhe janë propozuar dy kandidatura. Zonja Julia Emiri dhe zonja Silva Hasaj”, tha mes të tjerash Berisha.
Ndërkohë për Kryesinë e re të PD-së emrat e grave dhe të të rinjve, do të votohen më vete nga emrat e burrave. Nga 15 emra të grave të propozuara, do të zgjidhen vetëm 6 prej tyre.
Po ashtu, nga 25 emra të të rinjve të propozuar, do të zgjidhen vetëm 6 prej tyre (3 djem dhe 3 vajza). Ndërsa nga 21 emrat e burrave të propozuar, do të zgjidhen 8 prej tyre. Votimi në Këshillin Kombëtar të PD-së ka nisur. Pra në total do të jenë 61 kandidatë për 20 vende. Emrat e propozuar janë kryesisht të besuar të Berishës, apo edhe ish-kandidatë që fituan ose jo mandatin, nga listat e hapura.
Komisioni zgjedhor që do të menaxhojë procesin e votimit në Këshillin Kombëtar do të drejtohet nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, me anëtarë Ivi Kaso dhe Nada Meçorapja.
Po ashtu, për Kryesinë e PD-së janë propozuar:
Lista e grave për Kryesinë e PD:
Adriana Tolka
Alketa Mukanelati
Armanda Zeqiri
Denisa Kele
Eda Grimçi
Edit Harxhi
Elena Qirici
Enkelejda Sallaku
Fatmira Kola
Floriana Garo
Ilda Zhulali
Ilirjana Kuçana
Lili Sulaj
Mimoza Hajdarmataj
Mirela Tabaku
Do zgjidhen mes tyre 6 kandidatura.
Lista e të rinjve për Kryesinë e PD:
Andia Ulliri
Anxhelo Karalliu
Arlind Ahmetaj
Arnold Karriqi
Arsen Dushku
Çajup Shehaj
Desada Xhetani
Ergest Eskiu
Eva Metaj
Fatjon Bathorja
Glauk Olldashi
Xhonatan Pano
Julian Beqiri
Jurgen Spaho
Kristina Gjoka
Laviola Guma
Loranca Hoxha
Mario Runa
Neada Stana
Nikola Kedhi
Nikolin Çali
Rezenbrik Serjani
Tedi Kopliku
Xhorxhia Niço
Xhulia Xhekaj
Nga këta emra do të zgjidhen 3 vajza dhe 3 djem.
Në listën e jo të rinjve (burrave):
Alfred Lela
Arjan Ndoja
Asllan Dogjani
Atird Hoxha
Aurel Bylykbashi
Bislim Ahmetaj
Dorjan Teliti
Edi Paloka
Enri Çeno
Ervin Minarolli
Fidel Kreka
Fisnik Qosja
Gazmir Spahia
Gent Strazimiri
Gjin Gjoni
Grigels Muçollari
Ilir Alimehmeti
Keltis Kruja
Lefter Gështenja
Luan Baçi
Nevton Kodhelaj
Nga burrat do të zgjidhen 8 prej kandidatëve.
