Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD-ja tenton të prishë proçesin zgjedhor në Fier

22:58 / May 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste e Qarkut Fier ka denoncuar nëpërmjet një deklarate për shtyp urdhërat e paligjshme të Partisë Demokratike të Qarkut Fier për të prishur proçesin zgjedhor në Fier.

Partia Socialiste e Qarkut Fier denoncon urdhrat e paligjshëm që drejtuesit politikë të Partisë Demokratike në këtë qark po ju japin komisionerëve të tyre për të mos u paraqitur në qendrat e votimit në orarin e caktuar, për të kryer veprime që vonojnë nisjen e votimit, apo veprime të tjera të paligjshme deri në dëmtimin e Proces – Verbaleve dhe kutive të votimit, me qëllim prishjen e këtij procesi.

Për ne është mëse e qartë se kjo strategji destruktive e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit lidhet me humbjen e pashmangshme dhe madhështore që ata do të marrin në 11 maj. Një humbje historike për të cilën ata janë të vetëdijshëm dhe prandaj kërkojnë me të gjitha format prishjen e procesit.

Partia Socialiste ju bën thirrje të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike dhe të forcave të tjera politike, të mos bien pre e metodave të paligjshme dhe kriminale të drejtuesve të tyre, por të zbatojnë detyrën siç e ka parashikuar ligji.

Çdo shkelje e ligjit do të faktohet me prova të qarta dhe do të denoncohet me forcë ne organet ligjzbatuese. Askush nuk duhet ta çojë nëpër mënd se do të fshihet pas ombrellës partiake nëse shkel ligjin dhe cenon procesin zgjedhor në çdo formë të mundshme.

Në të njëjtën kohë, ne ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të qarkut Fier që të shkojnë të vendosur pranë kutive të votimit dhe të ushtrojnë të drejtë e tyre kushtetuese për të votuar, pa u ndikuar nga presionet apo problematikat që mund t’ju krijojnë ata që tashmë e kane të qartë rezultatin humbës të 11 maji.

deklarate Fier procesi PS zgjedhor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

11:00 / November 17, 2025

Festë me tortë e verë në Bruksel, Rama surprizon Marta Kos dhe ministren daneze

10:18 / November 17, 2025

Çelet grupkapitulli i fundit me BE, Rama: Moment historik për Shqipërinë, ecim përpara me të njëjtin intensitet

09:43 / November 17, 2025

Ministrja daneze: Shqipëria do anëtarësohet shpejt në BE

09:38 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.