Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi e akuzon se ka abuzuar me tenderin pa garë prej 1.5 milionë euro të ushqimit.
“Ky tender i realizuar me urgjencë në këtë kohë krize, ku është shpallur fituese pa garë, një kompani kompjuterash, është një aferë e pastër korruptive dhe klienteliste” shprehet PD pasi i japin 1.5 milionë euro një kompanie që nuk ka eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore.
