Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD kërkon heqjen e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj: Ka përfituar fonde publike! Kërkesa shqyrtohet sot në Këshillin e Mandateve

08:18 / September 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vullnet sinaj 04
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi ka nisur tashmë procedurat për verifikimin e pavlefshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar mocionin e 14 ligjvënësve opozitarë, të cilët kërkojnë konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Sinajt. Opozita e akuzon Sinajn se ka përfituar para publike me bizneset e tij.

Kjo kërkesë e PD do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve dhe më pas i kalon senacës plenare për votim. Në mocionin e deputetëve të opozitës thuhet se Sinaj ka shkelur Kushtetutën, pasi ka përfituar fonde publike në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.

Vetë Sinaj, në një reagim kur akuzat ndaj tij u bënë publike, tha se nuk ka përfituar asnjë fond publik, duke thënë se ka hequr dorë nga administrimi i të gjitha kompanive të tij që nga viti 2017 kur vendosi t’i futej politikës.

“Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet. Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit”, shkruajti deputeti i Vlorës në reagimin e tij më 7 gusht. 

kuvendi mandati Vullnet Sinaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.