Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD kërkon hetim të Ramës për “McGonigal”, PS refuzon: 23 orë e 20 minuta është debati më 2 Mars

12:37 / February 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1677145297 Screenshot1 e1677154025446
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetimi parlamentar i kryeministrit Edi Rama për çështjen “McGonigal” dominoi debatet në sallën plenare në Parlament, por që PS e refuzoi si kërkesë dhe e rrëzoi. Kjo pasi seanca me mocion me Ramën do të mbahet në datën 2 mars.

“Unë mendoj që Kuvendi i Shqipërisë lidhur me mocionin me debat ka marrë vendim dhe ai është në konsultim edhe me zyrën e Kryeministrit i cili ka garantuar që do të jetë prezent me datën 2. Më duket qesharake që ju e doni debatin sot duke e ditur mirë se Kryeministri është në vizitë zyrtare në Japoni. Javën e kaluar ua kam thënë vendimin për datën 2 mars, sipas të gjitha kërkesave të bëra nga kolegët e opozitës, përfshirë dhe kohën e debatit. 1400 minuta ose 23 orë e 20 minuta është debati që do të zhvillohet, më i gjati që është bërë ndonjëherë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë”, tha kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla.

Sali Berisha tha se iniciativa që ata kanë ndërmarrë është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës. Sipas kryedemokratit, shumica socialiste nuk po lejon ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal pasi “aty do të dalin në dritë aferat e tyre.”

“Kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës. Kjo Kushtetutë në nenin e saj 70 garanton deputetët me mbledhjen e firmave, 28 firmave. Krijimin automatik të komisionit hetimor që këta 28 burra e gra gjykojnë se duhet të hetojnë. Na mohojnë të drejtën kushtetuese për komisionet se aty do të dalin lakuriq siç janë në aferat e tyre”, tha Berisha.

Edi Rama PD Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, policia blindon zonën dhe zgjeron perimetrin e sigurisë

09:49 / July 23, 2026

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.