Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD kërkon largimin e Ramës: Mos hapja e negociatave, dështim i tij personal!

20:40 / October 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lul Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka gjetur kauzë të re për kërkesën e saj për largimin e kryeministrit Edi Rama. Ata bëjnë përgjegjës kryesor kreun e qeverisë për mos hapjen e negociatave, duke e cilësuar si dështim personal i tiji, e për këtë duhet të largohet. Për PD-në, në listën e dështimeve të Ramës, i shtohet edhe mos hapja e negociatave, ndonëse siç është raportuar edhe më herët liderët e BE-së nuk dolën me një vendim për shkak se Franca vuri veton me argumentin se BE-ja duhet të reformohet brenda saj dhe për pas të zgjerohet.

“Partia Demokratike, nëpërmjet një videomesazhi kërkon largimin një orë e më parë i Edi Ramës dhe qeverisë së tij duke kërkuar të gjithë shqiptarët të bashkohen për të refuzuar Edi Ramën. Në video janë mesazhet kryesore që tregojnë se BE refuzoi Edi Ramën, qeverinë dhe politikën e tij të lidhur me krimin. PD thotë se Europa nuk refuzoi shqiptarët, por mos hapja e negociatave është refuzim i Europës për Ramën dhe ai duhet të marrë të gjithë përgjegjësitë e këtij dështimi duke u larguar. Videomesazhi përcjell edhe mesazhin e kreut të opozitës Lulzim Basha, se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të mos e bllokojë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. PD e konsideron Ramën si përgjegjësin kryesor për këtë vendim për shkak të keqqeverisjes, vjedhjes së zgjedhjeve, mosfunksioninit të drejtësisë dhe mbrojtjes së atyre që kanë vjedhur zgjedhjet. Për Partinë Demokratike, vendimi për të mos hapur negociatat është dështim personal i Edi Ramës, prandaj ai duhet të largohet”, shkruhet në njoftimin e PD-së.

Opozita e bashkua, në qëndrimin e tyre të unifikuar kanë kërkuar largimin e kreut të qeverisë Edi Rama, teksa kanë paralajmëruar se do të rinisin protestat kombëtare. Sinjali i parë erdhi nga ish-kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i cili tha se do të nisin protestat në të gjithë vendin me qëllim rrëzimin e “bustit” të Ramës.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2694302710590648/?t=16

Basha deshtim negociatat PD Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.