Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD kërkon reagim për sulmin ndaj Berishës/ Nikolla: I kemi bërë thirrje drejtësisë të ndëshkojë autorin

18:08 / December 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boci 770x427 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, në seancën e sotme parlamentare, është ndalur te sulmi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

Ai bëri thirrje që të përgatitet një qëndrim unanim nga ana e kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe më pas të votohet nga deputetët në Kuvend.

“Është goditur kryetari i opozitës. Ky parlament sot bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dhuna është instaluar në këtë parlament që në vitin 2013 kur është goditur Strazimiri dhe pastaj është mbushur ky parlament me kriminelë. Në këtë parlament nuk mund të vijohet me fjalë të bukura. Ky parlament duhet të jetë në këmbë për të mbrojtur dinjitetin e opozitës. Atë ditë nuk u godit Sali Berisha por opozita dhe qytetarët. Organizuesi i këtij skenari është ai që mungon vazhdimisht në këtë sallë, kryeministri Edi Rama. Ai duhet të vijë këtu dhe të deklarojë dorëheqjen e tij. Shqiptarëve u ka ardhur aty ku nuk mban më. Ka realizuar atë skenar që e ka mirë menduar dhe e ka artikuluar në këtë sallë duke kërcënuar Sali Berishën, Edi Palokën, Gazment Bardhin dhe anëtarë të tjerë të opozitës për t’i mbyllur gojën. Përgatisni qëndrimin dhe ne ta votojmë këtu. Përndryshe nuk ka normalitet”, tha ai.

Në përgjigje, Lindita Nikolla ritheksoi se sulmin ndaj Berishës është dnëuar dhe se i kanë bërë thirrje drejtësisë të ndëshkojë personin që e qëlloi atë. 

“E kemi dënuar dhunën dhe i kemi bërë thirrje drejtësisë për të ndëshkuar personin që shkaktoi dhunën”, nënvizoi Nikolla.

Berisha lindita nikolla Luçiano Boçi sulmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.