Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD ”kryqëzon” Dumanin në Kuvend, në sulm me pyetje për Berishën. Në mbrojtje i del Pandeli Majko

18:35 / July 15, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Capture 31
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u përball sot për rreth 4 orë me akuza, kritika dhe ironi të shumta nga deputetët e PD-së, teksa ndodhej në Parlament për të prezantuar raportin vjetor të punës së institucionit që drejton, për vitin 2023. Tritan Shehu, Flamur Noka, Elda Hoti, Edi Paloka dhe Albana Vokshi nuk i ndalën akuzat ndaj kreut të SPAK-ut të cilin e shohin si autorin e burgosjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj megjithëse iu kujtoi disa herë deputetëve të opozitës që të përqëndroheshin te pyetjet, nuk ua ndërpreu asnjëherë fjalën kur ata çdo pyetje e shoqëronin me komente në drejtim të kryeprokurorit të SPAK-ut. I vetmi zë nga shumica parlamentare që për një moment i doli në krah Altin Dumanit, ishte ish-kryeministri Pandeli Majko që i kërkoi opozitës të mos e trajtonte atë si vartësin e tij.

Pjesë nga debati:

Tritan Shehu: Përse Berisha mbahet i izoluar? Përse po shkelet Kushtetuta, a nuk mendoni se cenoni cilësinë e Kuvendit? Kur një prokuror shkel ligjet del se me urdhër kujt bëhet? Me urdhër të kujt u bë? Të kryeministrit, të dikujt tjetër? Kush fshihet pas kësaj loje? Po shkelni parimet me të katër këmbët, a nuk gjykoni se bëheni pjesë e politikës, duke e kthyer Berishën në një të burgosur politik?

Altin Dumani: Lidhur me rastin e parë edhe kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Ju pretendohet dhe parashkruar në këtë seancë se nuk ka shkaqe apo kushte për caktim mase sigurimi. Referojuni vendimit të gjykatës. Ju thoni se nuk ka akuzë por, vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë veprën penale. Lëshuat akuza të rënda në drejtimin tim.

Elda Hoti: Z.Dumani për ta përmbyllur, përse SPAK nuk kryen asnjë veprim hetimor për Titullarin e Bashkisë Tiranë, i cili ka ideuar, firmosur vjedhjen 5D? Jemi korrekt të themi që ju skeni leje nga Edi Rama për të prekur kolegun tuaj Erion Velia? A mendon SPAK se, si Kryeministri Rama, që nuk ka aftësinë për të kontrolluar, babëzinë dhe oreksin e hajdutëve që kishte e ka në staf, edhe Erion Veliaj ka të njëjtën të metë, mungesë aftësie për të kontrolluar hajdutët? Pra e thënë me pak fjale SPAK konkludon në hetimet e saja se, si Edi Rama ashtu dhe Erion Veliaj janë viktima të njerzve që i rrethojnë?

Altin Dumani: Jam drejtues i prokurorisë së posaçme dhe drejtoj një institucion të pavarur që meriton respekt për punën që bën. Kritikat janë të mirëpritura por që të hedhësh akuza dhe të fyesh prokurorë të cilët janë angazhuar me mish e me shpirt në hetimin e çështjeve kjo është e papranueshme.

Korreshi: Nga SPAK është mbajtur dy standarde. Për zotin Ahmetaj janë dërguar një dokumentacion në Këshillin e Mandateve dhe më pas është hequr imuniteti. Gjatë seancës me dyer të mbyllura kemi kërkuar të merrej masa, pasi zoti Ahmetaj po çante ferrën. Për Berishën nuk u mbajt ky standard. Si ka mundësi në rastin e fundit të urdhërndalimeve për inceneratorët, asnjë nuk është arrestuar por kanë çarë ferrat, janë larguar nga Shqipëria?

Dumani: Të dyja janë çështje në hetim paraprak, dhe nuk flas dot. Dhe për çështjen e tyre, është hetim paraprak. Është hetim kompleks dhe përfshin disa struktura. Nuk mund të ndaj asgjë më tepër. Kur të kemi një konkluzion të saktë, do të dalim për një njoftim për mediat.

Altin Dumani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Si nëpër filma, i riu mori përpara me makinë disa makina policie, arrestohet

10:40 / May 23, 2025

Aksion brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit! Arrestohen 7 persona

10:20 / May 23, 2025

Arrestohet autori i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi

10:00 / May 23, 2025

Kurbin, një person i jep fund jetës

09:40 / May 23, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.