Partia Demokratike i është përgjigjur Monika Kryemadhit për deklaratat e bëra sot prej saj në lidhje me inceneratorët. Teksa ka publikuar lajmin me titullin “Monika Kryemadhi merr në mbrojtje Ahmetajn”, PD shkruan se Rama, Monika dhe Berisha kanë të njëjtin hall.
“Ja kush po sulmon Komisionin Hetimor për inceneratorët, që po punon për të zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro.
Nga një anë Rama dhe PS.
Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall:
Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë”, shkruan PD në postimin e saj në FB.
