Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD në protestë, Burimi: Ka fituar pikë në sytë e ndërkombëtarëve

18:15 / November 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të martën, në orën 17:00 opozita do të mbajë sërish mosbindje civile, duke bllokuar segmentet kryesore rrugore në vend. Analisti Genc Burimi, thotë se PD ka fituar pikë në sytë e ndërkombëtarëve. Për të rezoluta e PPE është e jashtëzakonshme.

”Nuk ka rëndësi numri i protestuesve. Opozita po fiton pikë në sytë e ndërkombëtarëve. Rezoluta e fundit e PPE, që u propozua nga PD është e jashtëzakonshme. PD ka fituar pikë të jashtëzakonshme me rezolutën e PPE. Nuk besoj se është problem bllokimi i rrugëve, sepse në Francë ka protesta të mëdha të fermerëve dhe nuk ka ndonjë problem. Pas tubimeve, opozita do kalojë te programi ekonomik.

Kjo opozitë mendon sot se ka rëndësi kryesore që të mbahen zgjedhje të ndershme. Rezoluta e PPE për maxhorancën është shumë e rëndë. Kjo, pasi godet drejtësinë, godet arrestimet e liderëve të opozitës. Incidentet në takimet e Ramës janë normale, pasi ky kryeministër udhëton shtrenjtë me charter, kur drejton një popull të varfër”, tha Burimi.

Në lidhje me datën e zgjedhjeve, Burimi deklaroi se nuk ka rëndësi shumë kjo çështje, por fakti që po shkelen të drejtat e opozitës. ”Opozita nuk thotë se ka problem date, por ka problem të funksionimit të institucioneve. Edhe opozita dëshiron që të ketë kohë që vota e diasporës të numërohet sa më saktë. Janë dy rezoluta të CDI dhe të PPE, që thonë se në Shqipëri partia-shtet përdor burimet shtetërore për interesat e veta.

Opozita po fiton terren pozitiv në arenën ndërkombëtare. Nga burimet e mia më thonë se opozita nuk ka kërkuar datën 4. Nëse opozita dëshiron datën 4 maj, duhet të bëjë mbledhje. Maxhoranca ka shkelur me këmbë të drejtat e opozitës. Opozita sot s’po përgjigjet shumë për datën e zgjedhjeve, sepse po i kthen reston kësaj maxhorance”, u shpreh Burimi.

genc burimi PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.