Deputeti demokrat, Edmond Spaho thotë se Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet e 14 majt 2023, si koalicion pavarësisht vendimit që do të marrë gjykata për çështjen e vulës.
“Qeverisja e Edi Ramës që është katastorfike. Gjendja ekonomike financiare e qytetarëve është e keqe dhe presim ndryshimin. Ne kemi punuar intensivisht për të përgatitur strukturën e PD. Kandidatët po i seleksionojmë në mënyrën më demokratike. Po punojmë të ngremë edhe frymën qytetare përmes protestave”.
Nga ana tjetër, Spaho ka hedhur akuza ndaj Enkelejd Alibeajt, duke thënë se po bën pazare me Edi Ramën. Për të kreu i grupit parlamentar i PD-së, është bërë edhe shkak që dy palët të mos gjenin një marrëveshje për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.
“Në bindjen time, Alibeaj më shumë se çdokush tjetër, po punon me Ramën. Bardhi nuk ishte pengesë për të zhvilluar primare, apo për ato çështje që ka ngritur grupi, por shihte fokusin te dalja me një kandidat të përbashkët. Sapo problemi u paraqit të Alibeaj, mori kthesë 180 gradë dhe konsensusi u prish”.