Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt! Të hënën dorëzohet zyrtarisht

21:27 / October 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me t’u njoftuar nga Sali Berisha vendimi politik për fillimin e procedurës për shkarkimin e Bajram Begajt, grupi parlamentar i PD nisi nga puna.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, demokratët nisën mbledhjen e firmave të deputetëve për nismën që zyrtarisht pritet të depozitohet në Kuvend ditën e hënë.

“Pas paraqitjes së gjetjeve të ekspertëve, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi: Në mbështetje të pikës 2, të nenit 90 të Kushtetutës, të nis procedurën parlamentare për propozimin e shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”, njoftoi grupi i PD pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve.

Por çfarë thotë neni 90 i Kushtetutës, të cilës i referohet PD?

“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij”, thotë pika 2 e nenit 90 të kushtetutës.

Pra, shkarkimi i Begajt, iniciohet me firmë të 35 deputetëve, numër që PD i ka, por sfida është gjetja e numrit të nevojshëm të votave që shkarkimi i kreut të shtetit të miratohet në parlament. Mbledhja e firmave duhet të shoqërohet me shkeljen e rëndë të kushtetutës, që PD pretendon se Begaj ka kryer.

Në fakt PD ka patur një sërë akuzash për Begajn që prej nisjes së mandatit të tij në krye të shtetit, por së fundmi dy kanë qenë rastet kur ajo e ka akuzuar si shkelës të kushtetutës: Përfshirjen e “Diellës” në dekretin për mandatimin e Ramës në krye të qeverisë, çështje që PD e ka dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese si dhe dekretin për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, përmes të cilit Begaj çoi në zgjedhje edhe Tiranën.

Megjithatë, rruga e demokratëve për shkarkimin e Begajt duket e vështirë, pasi për miratimin në parlament, do t’i duhen së paku 94 vota, gati dyfishi i karrigeve që PD ka në Kuvend.

Deri në miratimin në Kuvend, procedura parlamentare përpara është e gjatë dhe kërkon domosdoshmërisht konsensusin e mazhorancës, të cilën për këtë çështje demokratët vështirë ta kenë.

begajt firmave mbledhjen PD Zyrtarisht
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.