Kryeministri Edi Rama shprehet se Partia Demokratike nuk e anëtarësoi Shqipërinë në NATO, por këtë e realizoi SHBA.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Rama tha se Bashkimi Europian nuk po bën një hap përpara strategjik për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
“Arritjen që ta çojmë Shqipërinë në humnerë nuk e kemi. Që ta bëjmë një vend qesharak, ku të huajt hynin dhe dilnin nuk e kemi çuar. Kjo është situata e 2013. Shqipërinë në NATO nuk e anëtarësoi PD. Shqipërinë në NATO e anëtarësuan SHBA-të, e futëm me forcë në NATO. Janë çështje shumë të qarta për të njëjtën arsye. Në atë kohë, SHBA-të vendosën që të bëjnë një hap me natyrë strategjike, për të njëjtën arsye jemi tek pragu i derës në BE. BE nuk e bën një hap me natyrë strategjike, sepse kur vijmë në këtë pikë, nuk është më e rëndësishme se çfarë ke bërë ti, është e rëndësishme se sa duan ata që ti të jesh pjesë” – tha Rama.