Opozita e bashkuar ka depozituar këtë të mërkurë një padi në Gjykatën Kushtetuese ligjin për tatimin mbi profesionet e lira. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se shpreson që gjykata të ndërhyjë. Ajo theksoi qe shpresojnë që Kushtetuesja të jap një vendim në të mirë publike, që në këtë rast shkon me shtresën e mesme. “Shpresoj që gjykata Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon. Të mos bëjë precedentë dhe të japë një të mirë publike. I bëj thirrje kujtdo që t’i bashkohet kësaj padie, duke nisur nga avokati i Popullit, që t’i bashkohen grupit parlamentar të PD-së. Ne besojmë te institucionet”, tha Tabaku.



