Një tjetër emër futet në garën e primareve të PD për Bashkinë e Fierit. Teksa prezantoi kandidaturën e tij, pedagogu Albano Zhapaj tha se ky procës është një risi për çdo demokrat e demokrate, për çdo simpatizant e simpatizantë të Partisë Demokratike.
“Vendosa të kandidoj në primaret për Fierin, pasi nuk e pranoj dot që unë dhe bashkëqytetarët e mi të jetojmë në një qytet ku të rinjtë largohen se s’kanë punë, s’ka shpresë, nuk pranoj dot që çdo vit mbyllen shkolla e kopshte, boshatisen lagje e fshatra, nuk pranoj dot që toka të zbrazet e të mos punohet, që të braktisen shtëpitë, që të braktisen varret e të parëve, vetëm e vetëm se një grusht pushtetarësh kanë vendosur të na nxjerrin në treg”, tha ai.
