Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD publikon videon/ Bardhi: Rama i kapur në flagrancë duke gënjyer për pagesat dhe ndihmat

14:49 / April 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gazmend Bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për premtimin e tij për të dhënë pagën e luftës për të gjithë ata që kanë ndërprerë punën për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Gazmend Bardhi akuzon Ramën për mashtrim, duke risjellë një video të datës 17 mars, kur i pari i qeverisë ka deklaruar se ‘nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon’.

REAGIMI I PD

Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se “NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!”. E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.

2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.

3. Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra famije e pensionistë, që janë në kufinjtë e mbijetesës.

Ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë. Shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd.

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10222055945257374/?t=1

bardhi PD Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.