Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD: Rama urdhëroi lirimin e ish-deputetit Alqi Bllako pasi u sigurua që nuk do të fliste

17:56 / October 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lvv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike përmes deputetit Belind Këlliçi ka reaguar për lirimin nga burgu për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, për të cilin gjykata vendosi ta çojë në “arrest shtëpie”.

Sipas Këlliçit, Bllako u lirua nga burgu me urdhër të kryeministrit Edi Ramës, ndërsa pretendon se ky i fundit ka marrë garanci se ish-deputeti nuk do të flasë dhe se “nuk do të prishë punë”.

Deklarata e plotë:

Edi Rama e çoi sot në konvaleshencë Alqi Bllakon, pasi u sigurua se nuk do “të këndonte” nga qelia. Deputeti socialist, i përfshirë në aferën e inceneratorëve me këmbët e veta dhe të të atit, por me kokën dhe trurin e Edi Ramës, pas 6 muajve në qeli, sot është dërguar në shtëpi.

Vetëm pasi ka dhënë garanci se nuk do të fliste dhe t’i prishte punë partisë dhe udhëheqësit. Vetëm pasi kupola ka marrë vendimin për skemën e re që do të ndjekë dhe që përfshin vetëm një ‘kokë turku’, atë të Klodian Zotos.

Ligjërisht, ndryshimi i masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak” ndodh për një nga këto arsye:

1.      I arrestuari nuk përbën rrezik largimi nga vendi;

2.      Nuk është në pozitë për të prishur provat;

3.      Ka arsye shëndetësore;

4.      Nuk ka rrezik të përsëritjes së veprës penale.

Gjashtë muaj pas arrestimit me akuzat e “shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit”, gjykatësit kanë vendosur se Bllako nuk përbën rrezik, as për ikje nga vendi, as për prishje provash, dhe as për përsëritje të veprës penale.

Duke harruar, ose bërë sikur, një element tejet të rëndësishëm: tre bashkëpunëtorë të Bllakos, Mërtiri-Gugallja-Zoto, sot janë ende në kërkim. Po ashtu ata vazhdojnë “ta përsërisin veprën penale” duke marrë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë miliona euro të cilat u derdhen në llogaritë bankare, edhe pse janë në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj, alibia që gjendet për Bllakon është një farsë. Ashtu siç është farsë edhe i gjithë procesi hetimor i inceneratorëve, i cili nuk prek trungun, por shkund vetëm gjethet. Kokat e aferës janë të lirë dhe vendosin se, kush hyn dhe kush del në burg, kush arratiset dhe kush shpallet në kërkim, apo kush e bën burgun e lehtë nga shtëpia.

Kokat dhe përgjegjësit e vërtetë janë: Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj.

Alqi Ballko është vetëm ‘ushtari Rajan’, i mbetur në kryqëzimin e zjarrit të një drejtësie që bën sikur heton e dënon, dhe të korruptuarve dhe korruptuesve të mëdhenj në majën e kupolës qeveritare, i rezervon qetësinë që rrjedh prej kontrollit total të drejtësisë.

Alqi Bllako është sinjali që kjo kupolë u dërgon bashkëpunëtorëve në krim, të cilët, edhe pse kanë marrë miliona, mund të konsiderohen “hajdutë të vegjël” e të padëmshëm.

Kupola u thotë se dikush duhet të bëjë burg, dikush duhet ta marrë një goditje për partinë dhe udhëheqjen. Por, në fund, partia kujdeset për ty. Mund të ta kthejë “arrestin me burg” në “arrest shtëpie” ose, edhe po u dënove, mund të mos bësh me shumë se 2-3 vjet. 2-3 vjet për dhjetra miliona euro, ia vlen në fund të fundit.

Ky është pakti mes atyre që ju vjedhin dhe ju tallin, ky është kodi i Omertas së mafias në pushtet.

Kapja, burgosja dhe të çuarit në shtëpi të Alqi Bllakos, është një tjetër provë se mafia vetëm ripozicionohet, por nuk ndëshkohet.

Në fakt, nuk ka si të jetë ndryshe!

Mafia është vetë shteti.

Shteti është Edi Rama.

Është ai që i merr vendimet.

Alqi Bllako kellici lirimi PD Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.