Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD tryezë me ekspertët, Berisha: Shqipëria po zbras digat në kundërshtim me ligjin

13:08 / April 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, Partia Demokratike ka mbledhur një tryezë me ekspertët për çështjen e energjetikës, ku mori pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Teksa mbajti fjalën e tij, Berisha rreshtoi disa nga arsyet që sipas tij e çojnë vendin drejt krizës energjetike.

Ish-kryeministri theksoi se digat në vendin tonë po hapen në kundërshtim me ligjin dhe për më tepër, energjia shitet shumë lirë krahasuar me çmimin në bursë.

“Energjia, ka qenë një problem që ka qenë kardinal, tani në hijen e luftës agresionin rus ndaj Ukrainës, ka marrë përmasa edh më të mëdha. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që ka tre-katërfishuar çmimin e energjisë për bizneset. Dhe premton të rrisë në mënyrë absurde çmimin e energjisë për konsumatorët. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që takson naftën mbi 1 euro, që prodhon 1 mln ton dhe që ka dy-tre çmimeve më të larta në Europë. Sigurisht Shqipëria nuk është një ishull, por pjesë e kontinentit. Megjithatë, në rrafshin e energjisë dhe prodhimit të saj, Shqipëria është vendi që duhet të ndjente më pak se çdo vend tjetër ndikimin e mbi energjetikën e kontinentit të agresionit rus mbi Ukrainën. Kjo pasi energjia e saj në masën 96-98 % është tërësisht ujore. Jo vetëm që është ujore, por ajo prodhohet me kosto më të ulët se në çdo vend tjetër të kontinentit. Së treti; prodhimi i energjisë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është më i larti në rekord historik, rreth 8.9 mld kv/orë. Duke parasysh këto faktorë dhe ne qoftë se analizojmë qëndrimin në menaxhimin e rezervës ujore të kaskadës, konstaton se shkaku themelor i energjetiken në Shqipëri nuk është moti, lufta, por është plaçkitja, grabitja, vjedhja në këto sipërmarrje. Shqipëria nuk besoj se ka vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet e saj dhe shet energji në emër të liberalizmit të tregut me 42 euro, kur në bursë është 130 euro.”, deklaroi Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet

10:20 / October 7, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

09:56 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.