Në një kohë që selia blu ziente nga debatet mes grupit të deputeteve të Komisionit të Rithemelimit dhe pjesës tjeter që janë kundër Berishës, ish-kryeministri Basha ndodhej kilometra larg në një takim me mbështetes të tij.
Basha ka vijuar axhenden e tij të takimeve me bazën demokrate duke u ndalur këtë të martë në Rrogozhinë.
Kjo bashki në fakt ishte e vetmja ku Basha ia doli të marrë më shumë vota sesa Komisioni i Rithemelimit në zgjedhjet vendore të 6 marsit.
Ferdinand Saraci, kandidat i Bashës në Rrogozhinë mbetet ende njeriu i tij i besuar dhe personi që mesa duket ka organizuar edhe takimin në një lokal në Rrogozhinë me simpatizantë demokratë.
Pas dorëheqjes dhe pasi Rithemelimi mori zyrat e selise blu, Basha është zhvendosur në një zyrë private ngjitur me godinen e PD.
