Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PDIU çel fushatën për zgjedhjet lokale/ Shpëtim Idrizi: Qeveria i është nënshtruar Greqisë

18:59 / April 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fgkghkl
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në fjalën në hapje të fushatës për zgjedhjet lokalë të 14 majit, denoncoi se politika shqiptare është e nënshtruar ndaj Greqisë.

Idrizi shtoi se askush në Parlament nuk e përmend Çamërinë dhe çështjen çame për shkak të frikës nga Greqia.

“Nisim sot një rrugëtim nga varrezat monumentale të Kllogjerit. Nuk ishte e lehtë për ne që ta nisnim në këtë vend këtë fushatë politike. Por ne kështu tejkalojmë çdo keqdashje apo besëtytni. Në fakt ky memorial dhe piedestal duhet të ishte ngritur nga çdo parti politike, nga çdo qeveri e për çdo trevë të Shqipërisë. Sot kam vetëm një fjalë për të gjithë ata keqdashës që pyesin se çfarë kemi bërë ne për çështjen çame. Ju them ja ku e keni, atë që duhet ta kishte bërë çdo qeveri, u themi se këtë e kemi bërë ne. Për mua nuk ka krenari më të madhe sesa t’i shohim të rinjtë tanë që bërtasin fortë për origjinën e tyre fisnike. Po ju ça keni bërë për Çamërinë? PDIU-së që doli e vetme, i kërkojnë llogari të majtë e të djathtë, se ku jeni. I drejtohem të gjithë atyre që PDIU i bëri drejtorë, zv.ministra, shefa, etj. Ku ishit deri dje, a ju njihte njeri? Ja keni borxh Çamërisë. Të kujtohen njëherë që t’ia zënë në gojë emrin e Çamërisë. Çamëria është si Miti i Sizifit që kam vendosur ta çoj në majën e malit. Sot ky gur i rëndë ka me mijëra duar që e mbartin.
Keni gojë të na zini ne me gojë, ne e kemi zanafillën për ta kthyer Çamërinë në një çështje kombëtare. Ajo që kam parë me neveri nga politika e ditës, është frika dhe nënshtrimi ndaj një fqinji që nuk pranon që ky është shekulli ku të drejtat e njeriut janë të shenjta e nuk mund të nëpërkëmben. Nuk e kam kuptuar kurrë sesi në atë sallë të Parlamentit, kolegët e mi propozojnë lloj lloj rezolutash, për krimet në Bosje, deri në Kamborxhia, por nuk thonë asnjë fjalë për çështjen çame dhe të kujtojnë ata që u sakrifikuan që të mbetej kjo Shqipëri që është sot.
Sot vijmë si një forcë politike serioze. Sot trëndafilat e Çamërisë janë këtu me ne. Sot kërkojmë bekimin e të parëve, martirëve të atdheut që të vijojmë të punojmë për kombin”, u shpreh Idrizi.

greqia idrizi pdiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.