Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PDIU del vetëm për ‘Vendoret’, Idrizi: S’përfshihemi në përçarjen e PD-së, u kërkojmë të gjithëve mos të votojnë kandidatin e Berishës për Himarën

09:42 / February 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
332120463 900712964577345 3347567835612312956 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka njoftuar se do të dalë në zgjedhjet vendore vetëm. Idrizi sqaron përmes një postimi se nuk është kontaktuar asnjëherë nga asnjë palë e PD-së. Më tej, ai u kërkon të gjithëve mos të votojnë kandidatin e Berishës për Himarën, për fushatën e tij me flamurin e ‘Vorio Epirit’.

“Më duhet të theksoj që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.

PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje, që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen.

Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë e tyre dhe të të parëve të tyre dhe e dinë mirë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi ti vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët, por po kaq e padrejtë është dhe intimidimi, indiferenca e Partive Politike kryesore në këto 32 vite. Çështja Ҫame do të zgjidhet kur të gjitha partitë politike me mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, BE dhe Britani e madhe,  të vendosin të parin interesin kombëtar dhe jo partiak a të liderve të tyre.

PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrrje shqiptarëvë të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/ 26.12.2006, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.

Shqiptarët nuk mund e nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit i cili advokon autonominë e Vorio- Epirit, që tenton të prekë tërësinë territoriale të Shqipërisë, atdheut tonë.”- shkroi Idrizi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.