Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PDIU ‘thumbon’ Athinën: Kur do të heqë Greqia “Ligjin e Luftës” që mban me një vend të NATO-s, si Shqipëria?

17:06 / March 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9907
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që dënoi me 2 vite burg Fredi Beleri, vjen reagimi nga PDIU, ndërsa i kujton Greqisë çështjen e hapur me Shqipërinë, atë të ligjit të luftës.

PDIU pyet se kur do të heqë këtë ligj Greqia, duke kujtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Sipas PDIU-së, vendimi për Belerin nuk mund të anatemohet.

REAGIMI I PDIU:
Qysh prej ditës së djeshme kur gjykata dha vendimin për shtetasin Fredi Beleri, kanë filluar reagimet mediatike nga shteti fqinj për këtë vendim, i cili duhet t’i rikujtojmë të gjithë opinionit vendas dhe atij të huaj, se është një vendim i cili nuk mundet as të diskutohet e as të anatemohet. Vendimet e drejtësisë janë të padiskutueshme dhe presioni mbi këto organe e ndërhyrja në punët e brendshme të një vendi sovran nuk janë aspak të denja për një vend fqinj e anëtar i BE-së.

Njëherazi ftojmë institucionet përgjegjëse dhe prokurorinë e posaçme SPAK që të fillojë hetimet për të zbardhur masakrën e Peshkëpisë, si dhe për thirrjet antishqiptare dhe daljen me flamurin irredentist të Republikës së Vorio – Epirit, i cili prek sovranitetin territorial të vendit e si i tillë është një veprim që bie ndesh me Kushtetutën. Së fundi, kur do e heqë Greqia ligjin e luftës me Shqipërinë, një vend anëtar i NATO-s ??? Ky është hapi i parë i normalizimit të marrdhënieve mes dy vendeve tona.

Greqi idrizi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.