Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

PDK: Kosova po bllokohet për shkak të egos së një personi

20:03 / May 2, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1746207667xpdk ldk kurti kr frame 831 485
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur qëndrimin e saj të palëkundur kundër kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se Kosova nuk duhet të bllokohet për shkak të “egos së një personi” dhe se interesi i vendit duhet të jetë mbi interesat e individëve.

“Do të jemi nesër në seancë, qëndrimet tona janë publike, do të veprojmë në formën e njëjtë, nuk do të mbështesim kandidaturën e Haxhiut. Dhe do të kërkojmë që një gjë e tillë të bëhet në bashkëpunim dhe marrëveshje me partitë politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të dalë nga ky ngërç, që ka një emër. Është ngërç i krijuar nga LVV, koalicioni LVV, Alternativa dhe Lista Guxo. Kemi ofruar gatishmërinë tonë për të provuar të ulemi e të ofrojmë zgjidhje si të dalim nga kjo situatë, fatkeqësisht ka mungesë të vullnetit politik nga Albin Kurti dhe koalicioni i tij për të nxjerrë Kosovën nga situata që gjendemi sot”, tha deputetja Deliu-Kodra.

Propozimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që votimi i kryetarit të bëhet me votim të fshehtë deputetja e PDK-së e ka cilësuar si devijim të procedurave dhe ka paralajmëruar se një veprim i tillë mund të ketë pasoja të rrezikshme për demokracinë e Kosovës.

“Nuk mund që me arbitraritet të theksuar një subjekt politik të provojë të instalojë diktat, e para të imponojë një kandidat që nuk merr besimin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, e dyta të shkel procedurat, një proces që ka filluar tash e sa kohë, që është procesi i votimit për të zgjedhur kryekuvendarin, të provojë që të ndikojë në procedurat e brendshme të Kuvendit e të ndryshojë formën e votimit. Kjo nuk ndodh në asnjë shtet demokratik, nuk ka ndodhur asnjëherë, dhe është precedent i rrezikshëm për mënyrën se si këta e shohin shtetin.”

Ndërkohë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj akuzoi Lëvizjen Vetëvëvendosje se po përdor strategji abuzive për të bllokuar krijimin e institucioneve të reja.

“Kjo nuk është vetëm keqpërdorimi individit, sepse në fund të fundit është pranueshmëri e tij e sjelljes politike dhe personale. Por, ky është abuzim me të drejtën e moshës ku e përcakton rregullorja e punës së kuvendit që deputeti më i vjetër, i përkrahur nga deputeti më i ri, duhet ta udhëheqë seancën konstituive deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.”

Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë të shtunën për herë të dhjetë të fitojë votat që po i mungojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të legjislaturës nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Nëntë përpjekjet e deritanishme kanë përfunduar pa sukses.

haxhia kurti pdk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.