Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PE sjell 8 deputetë në Tiranë, informim mbi situatën politikë

19:56 / February 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 C5iY0uUNeqCc1A3QgGC4yA 840x440
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një delegacion i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë për t’u informuar në detaje mbi situatën e re në të cilën është futur vendi, pas dorëzimit të mandateve parlamentare të opozitës dhe hapat që priten të merren në vijim, raporton Klan Tv në një kronikë të trasmentuar prej tij.

Ky delegacioni përbëhet nga deputetë të grupimeve të ndryshme politike të Parlamentit Europian. Grupimi i Partive Popullore (EPP) përfaqësohet nga Cristian Dan Preda dhe Tunne Kellan.

Grupimi i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) përfaqësohet nga raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dhe Juan Fernando Lopez Aguilar.

Grupimi i Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE) përfaqësohet nga Ilhan Kyuchyuk. Grupimi i gjelbër (The Greens) nga Tamas Mezcerics. Grupimi i konservatorëve dhe reformistëve (ECR) do të përfaqësohet nga Bas Belder dhe grupimi i Europës së Kombeve dhe Lirive (ENF) Jean-Luc Schaffhausser.

Në fillim mësohet se delegacioni i Parlamentit Europian do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Më pas takimet vijojnë me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë, Gent Cakaj.

Delegacioni do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe dy përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa nuk përjashtohen takimet me Ministrin e Brendshëm dhe Ministren e Drejtësisë.

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein deklaroi një ditë më parë se vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet është një pengesë serioze në funksionimin e demokracisë në Shqipëri, se ai është kundërproduktiv dhe minon progresin që vendi ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Fleckenstein, sikundër edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn dhe kryediplomatja Federica Mogherini kanë kërkuar që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive për të kapërcyer situatën, në të mirë të vendit.

informim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.