Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pecorelli kërkon punë: Jam në vështirësi ekonomike

13:44 / October 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pecorelli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thesari që ka gjetur në ishullin Montecristo, nuk i ka shërbyer biznesmenit italian Davide Pecorelli i cili ka filluar të kërkojë punë.

Pasi pretendoi se kishte gjetur thesarin e Montecristo-s në disa arka, por tha se nuk ishte në posedim të tij, të hënën në mëngjes ka konfirmuar se i ka kërkuar organizatës Caritas di Citta në Castello që ta ndihmonin dhe t’i gjenin një punë, edhe si punëtor, për të mbajtur familjen.

Caritas, është një organizatë që mbështet njerëzit dhe familjet që janë në vështirësi ekonomike. 45-vjeçari Pecorelli nuk është më titullar në aktivitetet e tij ekonomike.

“Vështirësitë e mia ekonomike janë të qarta dhe kanë zgjatur prej muajsh, që kur jam nisur për Shqipëri. Në këtë fazë më duhet që të rifutem në lojë, duhet të mendoj për fëmijët, edhe pse e përsëris që nuk do të jem më sipërmarrës në Itali”, ka thënë Pecorelli.

Historia e Davide Pecorelli-t është e mbuluar e tëra me mister dhe përveç tij, askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur këto ato 9 muaj, kur ai u zhduk dhe qëndronte i fshehur në Vlorë.

Biznesmeni italian u gjet në ishullin italian 9 muaj pasi inskenoi vdekjen e tij në Pukë. Së fundmi ai është vënë hetim për vjedhje mallrash. “Po kërkoja një thesar,” tha ai kur u gjet me anijen e përmbysur në ishull, ndërsa mbante dhe monedha ari dhe objekte të vjedhura.

Lexo edhe: Gjeta dy arka me monedha ari”, Davide Pecorelli nën hetim për vjedhje

Po ashtu, italiani që mendohej se ishte i vdekur, në fakt shijonte jetën në Vlorë. Përpos drejtësisë italiane ai pret që të ballafaqohet me drejtësinë shqiptare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.