Nesër pedagogët kanë bërë me dije se do të mbajnë një protestë kombëtare, por kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të kenë tjetër rritje page. Po ashtu kreu i qeverisë i kujton se ata janë me autonomi, dhe pagat ti nxjerrin me projekte.
“Ata pedagogët me një të SHIK-ut në krye që kërkojnë rritje page, kur jo vetëm u është rritur, por më shumë se të tjerët, që përveç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësat dhe pensionistët të parët.
Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera për t’i nxjerrë mediat, por janë në mësim”.
