Sot pedagogët do të ngrihen në protestë kombëtare, por kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ketë rritje pagash. Po ashtu kreu i qeverisë thekson se asnjë Vetting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar.
Postimi i plotë
Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh, nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre, flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!
Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!
