Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pedagogët vijojnë protestën, letër presidentit Begaj: Rama të ndalojë intimidimin ndaj nesh

11:45 / October 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1666603984xsander kovaci 2 750x375 879
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe këtë të hënë, siç u lajmërua për një protestë kombëtare, por janë vetëm disa pedagogë të Universitetit të Tiranës, që vijojnë protestën dhe tashmë janë futur në javën e dytë të bojkotit të mësimit, ndërsa kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mirë mësimdhënie. Në fjalën e tij, kryetari i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi, tha i ka dërguar një letër të hapur presidentit Bajram Begaj, ku e ka informuar në lidhje me problematikat dhe kërkesat e tyre.

“Të nderuar prej më shumë se dy javësh trupa akademike e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, kanë nisur një protestë në kërkesën e tyre sa i takon rritjes së pagave. Gjykojmë se mungesa e vëmendjes dhe mbështetjes financiare nga të gjitha qeveritë kanë ndikuar në largimin e studentëve dhe stafit akademik nga vendi ynë. Kjo është tashmë një çështje e interesit kombëtar.

Trupa akademike i është drejtuar qeverisë me disa kërkesa që kanë për qëllim ndryshimin e kësaj panorame kaq të trishtueshme. Qeveria është përpjekur t’i konsiderojë ato si kërkesa me nxitje politike.

Kryeministrit të Shqipërisë i kërkojmë të ndalojë intimidimet ndaj drejtuesve të sindikatës dhe të trajtojë me seriozitet të lartë kërkesat e bëra prej pedagogëve”.

Kërkesat e pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

bajram begaj Edi Rama pedagoge
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.