Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pedagogia shqiptare në Pragë rrëfen momentet e tmerrit: Jemi fshehur poshtë tavolinës së punës

22:08 / December 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prage
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një student i armatosur hapi zjarr në Pragë duke shkaktuar një ndër tragjeditë më të rënda në historinë moderne të Çekisë moderne, ku më pas agresori u vetëvra.

Sidorela Kalemi Doli, lektore e gjuhës shqipe në ‘Charls University’ të Pragës, ishte e pranishme brenda në auditoret e universitetit, në momentin kur ndodhi tragjedia.

Nga sulmi mbetën të vrarë 15 persona dhe mbi 30 të plagosur, sipas të dhënave të fundit të autoriteteve çeke. Pak orë pas ngjarjes që la të shokuar mbarë opinionin botëror, në një intervistë për “Liberale.al”, pedagogia shqiptare në Pragë, Sidorela Kelimi Doli, tregon orët e tmerrit që përjetoi:

Sidorela, ku u ndodhët në momentin e ngjarjes?

Në momentin e ngjarjes isha në katin e tretë në dhomën 309 A me studentin nga Danimarka i cili studion për gjuhë shqipe.

Si u përjetua dhe kur ndodhi ngjarja?

Besoj diku nga ora 3 (pasdite) kemi dëgjuar krismën e parë dhe kam dalë në dritare për të parë se çfarë ndodhi. Menduam se ishte nga jashtë, ndërsa njerëzit nisën të vraponin. Ngjarja ndodhi në katin e katërt dhe ne arritëm të dëgjonim të gjitha bërtitjet e njerëzve, tërheqje bankash e karrigesh, por nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte.

Si reaguat, për të shpëtuar?

Vendosa të hapja derën dhe të shihja se çfarë po ndodhte, ndërkohë u dëgjua një tjetër krismë. Më ka thirrur studenti të hyj brenda dhe kemi mbyllur derën me çelës. Kuptuam që po qëllohej në shkollë. Edhe ne vendosëm që të mbyllim dhe izolonim derën e zyrës me karrige e tavolina të mëdha dhe çdo gjë tjetër që kishim brenda.

Me mbërritjen e policisë, çfarë ndodhi më pas?

Zhurmat dhe bërtitjet ishin në vazhdimësi. Fillimisht studenti im Jakob donte të dilte në dritare, më pas së bashku jemi fshehur poshtë tavolinës sime të punës dhe përpara vetëm vendosëm një raft. Ndërkohë, që në dritare kalonin studentë, por u frikësuam se nuk e dinim kush ishin fillimisht. Më pas e goditën fort në derë, por kishim frikë ta hapnim. Dera e zyrës është shpërthyer nga forcat e policisë. Duhet të ishin mbi 10 të tillë. Na sugjeruan të vëmë duart në kokë dhe na shoqëruan deri poshtë. Shkallët ishin të lara në gjak dhe aty jemi trembur. Na evakuan dhe na kontrolluan me imtësi.

A ju kanë kontaktuar autoritetet shqiptare pas ngjarjes?

Na çuan në një godinë tjetër ku pushuam dhe morëm ndihmën e nevojshme. U kontaktova nga ambasadori i Shqipërisë dhe ambasadorja e Kosovës në Pragë që u shqetësuan për sigurinë tonë.

pedagoge prage Tmerri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.