Pedagogu Mark Marku pati një debat me tone të larta me gazetarin investigativ Artan Hoxha në emisionin ‘Opinion’. Përplasja nisi pasi Hoxha akuzoi Markun se nuk ka njohuri për krimin e organizuar në vend. “Ti nuk ke bërë një investigim. Je edhe dekan i Fakultetit të Gazetarie”, pohoi Hoxha.
Marku u përgjigj me një këshillë: “Unë si dekan ju këshilloj gazetarëve të rinj të mos bashkëpunojnë me shërbimet sekrete”, insistoi ai.
“Në cilin rast kam punuar. Më gjej një provë. Është turp mor burrë”, nënvizoi Hoxha. Debati nuk vazhdoi më tej, pas ndërhyrjes se Blendi Fevziut dhe Klodiana Lalës.