Korça është simboli i ndryshimeve dhe punës së bërë nga Partia Socialistë në pushtet gjatë viteve të fundit. Kështu është shprehut drejtuesi politik i qarkut, niko Peleshi në takimin e zhvilluar me banorët e lagjes 3 të qytetit. Për Peleshin ndryshimet janë të dukshme ndërsa sfida e radhës do të jetë punësimi i të rinjve përmes qendrës së inovacionit, si një bast i ri që do të fitohet sërish. Nga ana tjetër Peleshi, hodhi poshtë deklaratat e Bashës gjatë vizitës së tij në Korçë duke thënë se kreu i opozitës të mos ndezë qiri në Korçë por tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet ku janë katër viktima në kohën kyr ky i fundit ishte ministër i brendshëm.

“E gjithë arsyeja pse PS duhet të marrë një mandat të tretë është se Korça dhe e gjithë Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, por duhet të vazhdojmë të ecim përpara për të bërë punë të mira. Le të shohim edhe sot. E dëgjuar gjë Bashën të flasë një fjalë të mirë për Korçën? E dëgjuat të flasë për çfarë kanë ndodhur në tetë vite qeveri? Por ka njeri në botë të besojë se Korça është aq keq sa meriton ti ndizet një qiri, siç bëri Basha, se këtë bëri. Shkoi tek Lëndina e Lotëve dhe ndezi një qiri për kurbetlinjtë e para 200 viteve dhe për gjëndjen ku është katandisur Korça sot. Ne ndezim qirinj në varreza por Korça nuk është varrezë por qyteti më i bukur në Shqipëri. Ai duhet të ndezë një qiri në bulevardin Dëshmorët e Kombit atje ku janë vrarë katër vetë kur ai ishte ministër i Brendshëm, jo në Korçë. Ne jemi të bindur të punojmë derisa Korça të bëhet qyteti ku të gjithë duan të kthehen dhe këtë nuk na e tregon as Basha që ska lidhje me Korçën as ata që delegon këtu për të marrë një mandate dhe mandatin tjetër shkojnë diku tjetër se kanë gënjyer shumë. Për arritje apo mos arritje unë përballem me ju. Pra ka një ndryshim shumë të madh mes PS dhe PD, ne kemi mentalitet progresin ata kanë mentalitet mohues. Basha nuk pati guximin të thotë një fjalë të mirë në Korçë. E zhvilluan takimin në mes të parkut Rinia dhe bënte sikur nuk e shikonte atë park. Nuk shkoi në Pazar të pijë një kafe sepse e mendon që pazari është vend që duhet ta kritikojmë. Sot Pazari është qendra më e mirë e restaurimeve në gjithë Shqipërinë. Projekti më i madh i restaurimeve. Në 25 prill përplasen mentalitete dhe kultura qytetare. Ne jemi në vazhdimin e punëve. Dua ta shikoj mandatin e tretë si një ngjitje në një nivel tjetër dhe niveli ku ne duam të shkojmë është ai i ekonomisë dhe i shanseve për punësim. Po ndërtohet qendra e inovacionit. Do të jetë shtëpie e të rinjve të së ardhmes dhe në atë vend industrie ka vend për mijëra të rinj. Ky është basti tjetër me Korçën. E i kemi fituar të gjitha bastet këtu. Çdo gjë që dukej e pamundur ne ia kemi dalë. Kemi projekte të mëdha që nga pista e skive në Nikolicë e deri tek aeroporti turistik në Korçë. Do të bëjmë shumë më shumë në fushën e bujqësisë dhe agroturizmit.”- theksoi Peleshi.