Një nga shqiptarët me vlera kombëtare është dhe Mathieu Aref doktor i historisë dhe qyteterimit të Antikitetit. Gjatë 50 vite ai mblodhi dhe studioi gjithë elementet historike, arkeologjike, antropologjike, etnologjike, mitologjike apo gjuhësore.Ai ndaloi karrierën e vet profesionale për tu përkushtuar plotësisht studimeve dhe hulumtimeve të tij (1995 deri 2003). Për nëntë vjet dhe pa pushim (10 a 15 orë në ditë) iu përkushtua me gjithë kohën dhe energjitë e tij studimeve dhe hulumtime serioze të thelluara dhe pafund. Më në fund pas një pune të gjatë e trë mirëstudiuar vendosi të publikojë librin e parë në gjuhën frenge (Shqipëri, histori dhe gjuhë, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen – Paris 2003) dhe libri i dytë (Mikenët-Pellazgët, Greqia ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004). Pastaj në vitin 2004, libri i parë u përkthye dhe u botua në shqip në vitin 2007 dhe i dyti në vitin 2008. Duke kërkuar të shkonte më tej në studimet e tij vendosi për të paraqitur një tezë (mbi pellazgëve) për pesë vjet në Sorbonë (2007-2012) të Parisit, pas së cilës mori doktoraturën më 3 janar 2012, si njohes i historisë dhe qyteterimit të Antikitetit. Gjatë pesëdhjetë e shtatë viteve që jetoj në Francë kurrë nuk pushoi për rindërtimin e së vërtetës historike dhe gjuhësore të pellazgo-iliro-shqiptarëve duke mbajtur ligjërata akademike, universitare dhe publike, shkruar artikuj në shtypin të specializuar, gazetat, rrjetet sociale dhe duke dërguar protesta organeve ndërkombëtare kundër çdo gjëje që mund të preki nderin, dinjitetin dhe interesat e popullit dhe kombit shqiptar dhe për të mbrojtur integritetin e Shqipërisë dhe trojave shqipëfolëse. Këshilli Bashkiak Mat e nderoi këtë figurë me titullin “Qytetar Nderi” duke e lartësuar kështu kontributin e tij. Mathieu Aref Canameti ose sic quhet Arif Mati “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat mbart vlera intelektuale. Kërkimet kanë vlera të mëdha shkencore e historike. / P. Hasa /
Pellazgologu Mathieu Aref (Arif Mati), një studiues ambicioz, “Qytetar Nderi” i Matit
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment