Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se nga fusha e prodhimit të vaksinës ka lajme të mira.
Sipas tij, “bota për një vit ose një vit e gjysmë do çlirohet nga kjo pandemi”.
Pipero tha se virusi tregoi gjatë verës se nuk është i ndjeshëm ndaj temperaturës, por tha se nga hemisfera jugore shfaqen shenja pozitive.
“Në hemisferën jugore gjatë dimrit, qarkullimi i viruseve stinore ka qenë shumë i ulët. Siç duket, masat e marra për koronavirusin parandalojnë edhe gripin stinor. Shpresoj që edhe te ne, qarkullimi i viruseve do mbetet i ulët. Grupet e rrezikuara duhet të vaksinohen me përparësi,” tha Pipero i ftuar në një studio televizive.